Foto: Kryeshefi i Trepçës humb në gjykatë, urdhërohet rikthimi i Gëzim Mustafës

Kryeshefi i Trepçës humb në gjykatë, urdhërohet rikthimi i Gëzim Mustafës

Kryeshefi i “Trepçës” ka humbur një tjetër betejë ligjore, ndërsa Gëzim Mustafa është urdhëruar të kthehet në pozitën e tij të mëparshme në këtë ndërmarrje.

Beteja gjyqësore kishte nisur pasi Mustafa ishte transferuar nga pozita e drejtorit të Flotacionit në “Trepçë” në njësinë biznesore të minierës së Kishnicës. Pasi e kundërshtoi vendimin për transferim, atij iu shkëput edhe kontrata e punës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka anuluar vendimin për transferimin e Mustafës dhe ka urdhëruar kthimin e tij në pozitën e mëparshme. Sipas të dhënave të publikuara, vendimet lidhur me këtë përplasje mes zyrtarit dhe udhëheqjes së “Trepçës” tashmë kanë marrë epilog gjyqësor në dy shkallë të gjykatave vendore.