Kroacia asgjëson 14.7 tonë speca nga Shqipëria, zbulohet pesticid
Një ngarkesë prej 14.7 tonësh speca të kuq me origjinë nga Shqipëria është asgjësuar në Kroaci, pasi analizat zbuluan praninë e pesticidit proquinazid në nivelin 0.050 mg/kg.
Sipas të dhënave të sistemit RASFF, autoritetet kroate urdhëruan bllokimin dhe më pas asgjësimin e ngarkesës. Specat kishin origjinë nga Fieri dhe sasia e tyre ishte 147 kuintalë, përkatësisht 14 tonë e 700 kilogramë.
Proquinazidi është identifikuar në analizat e kryera mbi specat e kuq. Prania e kësaj substance bëri që produkti të mos lejohej të hynte në tregun kroat dhe të përfundonte në groposje.
Rasti është bërë publik përmes njoftimeve lidhur me kontrollin e produkteve ushqimore dhe masat e marra ndaj ngarkesës së ardhur nga Shqipëria.