Ahmeti pas votimit për “Tulltoren”: Prishtina e bleu për 5 milionë euro
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas votimit të sotëm në Kuvendin Komunal, ku u miratua dhënia në shfrytëzim afatgjatë e pronës në lokacionin “Tulltorja”.
Ahmeti ka dhënë sqarime për historikun e pronës, duke thënë se “Tulltorja” ka qenë ndërmarrje shoqërore e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Sipas sqarimit të Ahmetit, prona ishte blerë për 5 milionë euro. Reagimi i tij vjen pas votimit për përdorimin afatgjatë të kësaj prone nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.