Don Xhoni i bashkohet “Marshit për Liri” në Prishtinë
Reperi Don Xhoni ka bërë të ditur se do t’i bashkohet “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka shprehur publikisht mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesazhin e tij, Don Xhoni ka shkruar se procesi gjyqësor ndaj tyre, sipas tij, nuk lidhet vetëm me individë, por edhe me historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës.
“Nuk po gjykohen veç ata. Po gjykohet një pjesë e historisë tonë. Po gjykohet sakrifica jonë. Po gjykohet liria e vendit tonë. E ajo liri, për mua, nuk ka çmim”, ka shkruar reperi, krahas emblemës së UÇK-së. Me këtë mesazh, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në marshin e së shtunës në kryeqytet.