Foto: Sot në Prishtinë, transporti dhe parkingu falas për “Marshin e Lirisë”

Sot në Prishtinë, transporti dhe parkingu falas për “Marshin e Lirisë”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti sot mirëpret të gjithë qytetarët në “Marshin për Liri”. Për pjesëmarrësit dhe qytetarët që lëvizin në qytet, transporti urban dhe parkingu te Pallati i Rinisë do të jenë falas.

Rama e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook, ku tha se transporti urban në kryeqytet do të jetë pa pagesë gjatë ditës së sotme.

Po ashtu, ai njoftoi se parkingu te “Pallati i Rinisë” do të jetë falas, duke u ofruar qytetarëve një mundësi shtesë për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në kryeqytet.