Foto: Kolonat në Sllatinë rrezikojnë pjesëmarrjen në marshin e sotëm

Kolonat në Sllatinë rrezikojnë pjesëmarrjen në marshin e sotëm

Kolonat e gjata në Sllatinë po ua pamundësojnë shumë qytetarëve pjesëmarrjen në marshin e sotëm në Prishtinë. Në mesin e atyre që mund të mungojnë është edhe Daut Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se bashkë me shumë ish-bashkëluftëtarë ka mbetur në kolonën e gjatë në Sllatinë. Për këtë arsye, ai ka thënë se me gjasë nuk do të arrijë në marsh.

Ndërkohë, në sheshet e Prishtinës janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, ndërsa kolonat e krijuara po pengojnë pjesëmarrjen e shumë personave në këtë ngjarje.