Foto: Hamza pas marshit: vëmendja tani te 16 shtatori

Hamza pas marshit: vëmendja tani te 16 shtatori

Pas përfundimit të Marshit për Liri në Prishtinë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se vëmendja tani është te 16 shtatori. Ai deklaroi se atë ditë Kosova pret që të jehojë botërisht thirrja për shpalljen të pafajshëm të katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Kosova, më 16 shtator, pret të jehojnë botërisht fjalët: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm. Liri për të katërt!”, ka thënë Hamza në një deklaratë të publikuar përmes Facebookut pas marshit.

Marshi për Liri u mbajt në Prishtinë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora. Aktiviteti u organizua në shenjë mbështetjeje për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.