Foto: Mijëra njerëz në Prishtinë në Marshin për Liri para aktgjykimit në Hagë

Mijëra njerëz në Prishtinë në Marshin për Liri para aktgjykimit në Hagë

Mijëra njerëz morën pjesë në Prishtinë në “Marshin për Liri”, i zhvilluar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marshi u mbajt vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ngjarja u zhvillua në Prishtinë dhe u shoqërua me pjesëmarrje të madhe qytetare, duke e kthyer marshin në një tubim të gjerë mbështetës për ish-krerët e UÇK-së.