Foto: Tri medalje për Kosovën në turneun evropian të xhudos

Tri medalje për Kosovën në turneun evropian të xhudos

Kosova ka fituar tri medalje në turneun evropian të xhudos “European Judo Hopes Tournament”, i cili është zhvilluar në Split të Kroacisë.

Anuar Sahara triumfoi në kategorinë deri në 46 kilogramë, ndërsa Emira Zabelaj fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Medaljen e argjendtë e siguroi Teuta Marku në kategorinë deri në 44 kilogramë.

Garat për ekipin e Kosovës do të vazhdojnë edhe të dielën, kur Alea Reshitaj do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë.