Foto: Celine Dion rikthehet pas më shumë se gjashtë vitesh dhe përlotet në skenë

Celine Dion rikthehet pas më shumë se gjashtë vitesh dhe përlotet në skenë

Celine Dion është rikthyer mbrëmjen e së shtunës në skenë, pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh, duke u përlotur gjatë performancës së saj.

Këngëtarja e njohur kanadeze hapi shfaqjen në “Plenitude Arena”, pranë Parisit, e veshur me një fustan të zi pa rripa.

Dion performoi këngën e saj “On ne change pas”, duke shënuar rikthimin e saj në skenë pas një periudhe të gjatë mungese.