Përparim Rama thumbon Vetëvendosjen pas votës për nënkryetaren
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar Lëvizjen Vetëvendosje pas votimit të deputetëve të saj për Tanja Vujeviqin, deputete e Listës Serbe, si nënkryetare të Kuvendit.
Rama tha se “patriotizmi” i Vetëvendosjes sot është “në pushim”, duke e lidhur këtë qëndrim me votën për Vujeviqin. Komenti u bë në një postim të tij në Facebook.
“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo”, shkroi Rama, duke iu referuar qëndrimit të Vetëvendosjes dy ditë më herët.