Foto: Mozzik reagon pas Marshit për Liri: “M’u sha familja”

Mozzik reagon pas Marshit për Liri: “M’u sha familja”

Pjesëmarrja e Mozzikut në “Marshin për Liri” në Prishtinë ka nxitur reagimin e reperit, i cili është shprehur i revoltuar për disa komente që ka parë në rrjetet sociale.

Mozziku ka thënë se, pas kthimit në shtëpi, kishte parë reagimet e publikuara në artikuj ku përmendej edhe pjesëmarrja e tij në marshin e së dielës. Sipas tij, në këto reagime kishte edhe ofendime ndaj tij dhe familjes së tij.

Marshi ishte organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Në reagimin e tij, Mozziku ka thënë: “M’u sha familja pse dola në Marsh, ne s’kemi pasë kurrë dashuri për Serbinë”.