Policia sqaron masat e sigurisë para 16 shtatorit
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi po “blindohet” në prag të zhvillimeve të 16 shtatorit, duke sqaruar se masat e planifikuara të sigurisë janë procedura të rregullta policore.
Përmes një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se hartimi i planeve operative dhe ndërmarrja e masave shtesë nuk paraqesin situatë të jashtëzakonshme. Sipas institucionit, këto veprime janë pjesë e praktikës së zakonshme sa herë që pritet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve ose zhvillime me interes publik.
Policia ka theksuar se planifikimi i masave bëhet për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimeve të tilla. Në reagim është përmendur edhe rreziku nga provokimet prej jashtë vendit, pa u dhënë detaje të tjera për këtë çështje.