KFOR-i deklarohet pas paralajmërimit për protestat e 16 shtatorit
KFOR-i është deklaruar pas paralajmërimeve për protesta të mundshme më 16 shtator, ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka thënë se vazhdimisht e përshtat dhe e rregullon qëndrimin e tij në përputhje me mjedisin e sigurisë dhe kërkesat operacionale. Sipas KFOR-it, kjo bëhet në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e qëllimit të tij.
KFOR-i nuk ka komentuar masat specifike operacionale, por ka deklaruar se ruan kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për zbatimin e mandatit të tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.