Foto: Nafta arrin çmim rekord në Kosovë, litri shitet deri në 1.90 euro

Nafta arrin çmim rekord në Kosovë, litri shitet deri në 1.90 euro

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur deri në 1.90 euro për litër në disa pika të shitjes, duke shënuar një rritje të ndjeshme dhe një rekord të ri në tregun vendor.

Niveli aktual konsiderohet ndër çmimet më të larta të regjistruara së fundmi në Kosovë. Rritja është vërejtur në pika të ndryshme të shitjes së derivateve.

Çmimi i lartë po rëndon shpenzimet e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët tashmë përballen me kosto më të mëdha për blerjen e naftës.