Inspektorati ndalon punimet në objektin e ndërtimit në Obiliq
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit, pasi gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas Inspektoratit, në objekt nuk ishin marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurta për punë. Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Masa do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara. Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje që punëdhënësit të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.