Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin: vendimi të bazohet në prova
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale që ai të lirohet nga të gjitha akuzat. Avokatja Sophie Menegon ka argumentuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur t’i dëshmojë pretendimet përtej dyshimit të arsyeshëm.
Gjatë paraqitjes së argumenteve, Menegon ka thënë se vendimi i gjykatës duhet të mbështetet në prova dhe jo në spekulime të Prokurorisë.
“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime dhe që të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, ka deklaruar ajo.