Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet: fajësia nuk mund të bazohet në to
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar në tërësi përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale.
Avokatja Sophie Menegon tha se ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës. Sipas saj, mbrojtja nuk po kundërshton vetëm fjali të veçanta, por të gjitha transkriptet e paraqitura në këtë çështje.
Menegon argumentoi gjithashtu se mbrojtja ose të akuzuarit nuk duhet të kenë barrën për të provuar pasaktësinë e transkripteve. Ajo shtoi se shpallja fajtor e Thaçit nuk mund të bazohet vetëm, apo në masë të gjerë, në transkriptet e ZPS-së.