41 kilogramë kokainë fshiheshin në mish pule në Portin e Durrësit
Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, ku lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri me mish pule. Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksionit të koduar “Anchor 3”.
Sipas të dhënave të bëra publike, kjo është një tjetër tentativë për trafikimin e kokainës përmes Portit të Durrësit. Autoritetet e kanë zbuluar ngarkesën gjatë kontrolleve të kryera në port.
Vlera e kokainës së sekuestruar përllogaritet rreth 2 milionë euro në treg. Sasia e kapur e bën këtë rast një nga zhvillimet e fundit të rëndësishme të operacioneve kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike përmes Portit të Durrësit.