Foto: Ferizaj vendos baner në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së

Ferizaj vendos baner në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së

Në Ferizaj është vendosur një baner i madh në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, në prag të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.

Baneri është vendosur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Mesazhi i tij shpreh mbështetje për komandantët e UÇK-së në ditët para vendimit të pritshëm.

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se baneri është “zëri i një qyteti që nuk harron”. Ai ka shprehur mbështetje për liderët e luftës dhe të paqes, duke shkruar se Ferizaj dhe Kosova po presin vendimin e 16 shtatorit.