Kongresi amerikan mban nesër seancë për Ballkanin dhe Kosovën
Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.
Seanca do të zhvillohet me temën “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Në të do të dëshmojë zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Daniel J.
Diskutimi në Kongres do të përqendrohet te politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova është përfshirë në fokusin e kësaj seance dëgjimore.