Genta Ismajli në zi, humb babanë e saj
Këngëtarja Genta Ismajli po kalon momente të vështira pas vdekjes së babait të saj, Mukadem Ismajli. Ajo është në zi dhe lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi prekës në Instastory.
Në mesazhin e saj, Ismajli i është drejtuar babait me fjalë të ndjera, duke e kujtuar për përqafimet, këshillat dhe dashurinë që, siç ka shkruar ajo, vetëm ai dinte t’ia jepte.
“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, ka shkruar këngëtarja në lamtumirën e saj publike. Ajo ka shtuar se do ta kërkojë në çdo hap dhe sukses të jetës së saj, duke e quajtur përgjithmonë “engjëlli” e saj mbrojtës.