Hasani: Konstituimi i Kuvendit mund të vërë në pikëpyetje Qeverinë Kurti 4
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, kjo mund të vërë në pikëpyetje edhe Qeverinë Kurti 4.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë një masë të përkohshme dhe ta pezullojë veprimtarinë e Kuvendit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Hasani ka deklaruar gjithashtu se, nëse konstituimi shpallet jokushtetues, edhe zgjedhja e Qeverisë së re mund të shpallet e tillë. Ai ka folur edhe për ndikimin e mundshëm të kësaj situate në zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar zgjedhjen e tij në rrethanat aktuale si “komprometuese” për vendin.