Aro Muric do t’i prijë portës së Kosovës në Ligën e Kombeve
Aro Muric do t’i prijë portës së Kosovës në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, duke e pranuar ftesën e Kombëtares për këto përballje.
Portieri i Sassuolos, Arijanet Muric, i është përgjigjur pozitivisht ftesës, pavarësisht raportimeve të fundit lidhur me përbërjen e Kombëtares së Kosovës.
Kosova do të përballet dy herë me Austrinë, ndërsa ndeshjet e tjera do t’i zhvillojë kundër Irlandës dhe Izraelit. Në këto katër përballje, porta e ekipit përfaqësues do t’i besohet Muricit.