Foto: Nis gjykimi për Masakrën e Mejës me 53 të akuzuar në mungesë

Nis gjykimi për Masakrën e Mejës me 53 të akuzuar në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur një nga proceset më të mëdha për krime lufte në Kosovë, ku 53 persona po gjykohen në mungesë për Masakrën e Mejës dhe krimet e kryera në fshatrat e rajonit të Gjakovës.

Për secilin prej 53 të akuzuarve është caktuar nga një avokat sipas detyrës zyrtare. Kjo do të thotë se në proces janë angazhuar gjithsej 53 avokatë mbrojtës, të cilët do t’i përfaqësojnë të akuzuarit gjatë gjykimit që zhvillohet pa praninë e tyre.

Procesi drejtohet nga gjyqtarja Violeta Namani, ndërsa në këtë çështje janë paraparë edhe dëshmitë e 43 dëshmitarëve. Përmasat e gjykimit lidhen me numrin e lartë të të akuzuarve, mbrojtësve dhe dëshmitarëve të përfshirë.