Aktgjykimi në Hagë shpallet më 16 shtator, ja kur transmetohet
Shpallja e aktgjykimit në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar për 16 shtator 2026, në orën 10:00, në Hagë.
Sipas njoftimit, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në këtë çështje. Seanca publike do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglisht dhe serbisht.
Transmetimi me video do të jetë i qasshëm përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara. Për ndjekjen e seancës në hapësirat e gjykatës, njoftimet elektronike u janë dërguar personave të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias ose në dhomat e informimit.