Dështon seanca ndaj 21 ish-zyrtarëve serbë për dëbimin e mbi 862 mijë shqiptarëve
Ka dështuar mbajtja e seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 21 ish-zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe policorë serbë, të akuzuar në mungesë për dëbimin masiv të mbi 862 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë vitit 1999.
Seanca po zhvillohej në Departamentin Special dhe drejtohej nga trupi gjykues me kryetare gjyqtaren Medie Bytyqi. Ajo konstatoi se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit.
Në këtë rast, avokatët mbrojtës nuk ishin pajisur me dosjen e lëndës. Gjykimi lidhet me akuzat ndaj 21 ish-eprorëve serbë për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.