Foto: Skenderaj përgatitet për vendimin e Hagës, qytetarët ftohen në shesh

Skenderaj përgatitet për vendimin e Hagës, qytetarët ftohen në shesh

Komuna e Skenderajt do të organizojë nesër në sheshin “Adem Jashari” përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, një vendim që pritet të shpallet nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të komunës, organizimi në sheshin e qytetit do të nisë në orën 09:00. Qytetarët janë ftuar të jenë të pranishëm dhe ta përcjellin së bashku shpalljen e vendimit.

Komuna ka shprehur shpresën se drejtësia do të triumfojë dhe se Çlirimtarët do të shpallen të pafajshëm, duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë organizim publik.