Kurti shmang përgjigjen për tërheqjen e Sejdiut nga gara presidenciale
Kryeministri Albin Kurti ka shmangur përgjigjen për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president. I pyetur se si do të veprohet pas këtij zhvillimi, Kurti nuk dha një përgjigje për procesin presidencial.
“Jemi për raportin e MICS 2025”, ka thënë shkurt Kurti, duke iu referuar arsyes së pjesëmarrjes së tij në atë aktivitet.
Bekim Sejdiu njoftoi një ditë më parë se ishte tërhequr nga kandidatura për president. Tërheqja e tij ka sjellë një zhvillim të ri në procesin e zgjedhjes së presidentit.