Operacioni belg kundër kokainës, 8 të arrestuar, mes tyre “Gjenerali”
Policia Federale belge ka zhvilluar një operacion kundër një grupi të dyshuar për trafikim kokaine, duke arrestuar tetë persona në Antwerp dhe Bruksel.
Në mesin e të arrestuarve është edhe shqiptari Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”. Operacioni lidhet me hetimet ndaj një grupi kriminal shqiptar të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës.
Pas paraqitjes para gjykatës, katër prej personave të arrestuar janë lënë në paraburgim. Rasti tashmë po trajtohet nga autoritetet belge në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore.