Foto: Pamjet e kthimit të Flora Brovinës në Kosovë pas burgut në Serbi

Pamjet e kthimit të Flora Brovinës në Kosovë pas burgut në Serbi

Pas njoftimit për vdekjen e Flora Brovinës në moshën 76-vjeçare, janë rikthyer në vëmendje pamjet e kthimit të saj në Kosovë pas burgut në Serbi.

Brovinën e pritën qytetarë në Merdarë. Menjëherë pasi kaloi kufirin dhe hyri në Kosovë, ajo zbriti nga vetura, u përkul dhe puthi tokën.

Flora Brovina ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Ajo njihej për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë.