Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit pritet të zgjasë dy orë
Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të zgjasë dy orë, në seancën përfundimtare të planifikuar për 16 shtator.
Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00.
Njoftimi është shoqëruar edhe me kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.