Foto: Qytetarë të shumtë mblidhen në Hagë para vendimit të Speciales

Qytetarë të shumtë mblidhen në Hagë para vendimit të Speciales

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Hagë, para selisë së Speciales, ku sot pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.

Mobilizimi ka nisur në orët e para të ditës, ndërsa qytetarët po presin zhvillimet jashtë selisë së gjykatës. Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe pamje të grumbullimit.

Vendimi lidhet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pamjet tregojnë nisjen e mobilizimit të shqiptarëve para Speciales në Hagë.