E ndoqi nga shkolla dhe e puthi pa dëshirë, arrestohet 67-vjeçari
Një 67-vjeçar është arrestuar në Prishtinë pas një rasti të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një vajze vetëm 9-vjeçare. Rasti është raportuar më 14 shtator.
Sipas të dhënave të rastit, i dyshuari dyshohet se e kishte ndjekur vajzën pasi ajo kishte dalë nga shkolla dhe më pas e kishte puthur pa dëshirën e saj.
Pas veprimeve hetimore, Policia e ka identifikuar dhe arrestuar 67-vjeçarin. Rasti po trajtohet si i dyshuar për veprën penale të ngacmimit seksual.