Në Hagë pritet sot aktgjykimi për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin
Pas gati gjashtë vjetësh në paraburgim, qindra seancave gjyqësore dhe dëgjimit të 134 dëshmitarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi përballen sot me momentin vendimtar të procesit ndaj tyre në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet ta shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata ndodhen në objektin e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Procesi gjyqësor ka përfshirë qindra seanca dhe dëshmitë e 134 dëshmitarëve, ndërsa vendimi i pritshëm sot shënon një pikë të rëndësishme në përballjen gjashtëvjeçare të katër të akuzuarve me Dhomat e Specializuara të Kosovës.