Avokatja e Jakup Krasniqit paralajmëron ankesë ndaj aktgjykimit në Hagë
Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar se ekipi mbrojtës do të bëjë ankesë ndaj vendimit.
Alagendra ka thënë se mbrojtja është e zhgënjyer me aktgjykimin dhe se do ta analizojë me kujdes arsyetimin e Trupit Gjykues. Sipas saj, vetëm pas këtij shqyrtimi do të përpilohet kundërshtimi i vendimit në kuadër të procedurës së ankesës.
Avokatja ka deklaruar gjithashtu se Jakup Krasniqi i ka kaluar 16 vite në burgje dhe se, gjatë procesit gjyqësor, asnjë dëshmitar nuk ka qenë kundër tij. Këto vlerësime janë paraqitur nga mbrojtja në reagimin e saj pas aktgjykimit.