Foto: Kordon policor para Qeverisë, protesta kundër Speciales vazhdon në Prishtinë

Kordon policor para Qeverisë, protesta kundër Speciales vazhdon në Prishtinë

Një kordon policor është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, ndërsa në kryeqytet po zhvillohet protesta kundër aktgjykimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në hapësirën para objektit qeveritar, duke krijuar një perimetër sigurie rreth tij. Masa është ndërmarrë në kohën kur protesta po vazhdon në Prishtinë.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa prania policore është përqendruar para ndërtesës së Qeverisë. Nuk janë dhënë detaje të tjera për situatën përreth protestës.