Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë pas dënimeve në Hagë
Mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten mbrëma, më 17 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta vjen një ditë pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Katër ish-krerët e UÇK-së janë në qendër të tubimit të qytetarëve në kryeqytet.
Tubimi po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës.