Foto: Podujeva mbetet pa ujë sot, ja zonat që preken nga ndërprerja

Podujeva mbetet pa ujë sot, ja zonat që preken nga ndërprerja

Disa pjesë të qytetit të Podujevës do të mbesin sot pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve të detyruara në një gyp me diametër 400 milimetra. Ndërprerja e furnizimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, nga ndërprerja preken rruga “Radio Llapi”, rruga “Ali Ajeti” dhe rruga “Shakadin Behrami”, si dhe një pjesë e qytetit. Veçanërisht të prekura pritet të jenë zonat që ndodhen në pozita më të larta.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje banorëve që ta sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit për kohëzgjatjen e ndërprerjes. Furnizimi pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve në rrjet.