Foto: Korenica ftohet te Kosova pas lëndimit të Rrudhanit

Korenica ftohet te Kosova pas lëndimit të Rrudhanit

Meriton Korenica është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës pas lëndimit të Donat Rrudhanit, i cili nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës.

Rrudhani e ka pësuar lëndimin gjatë stërvitjes së djeshme. Për këtë arsye, ai nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar në grumbullimin e ardhshëm.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Korenicën në vend të Rrudhanit. Korenica ishte pjesë e listës së zgjeruar të përzgjedhësit.