Foto: Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor, dy viktima në Kosovë

Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor, dy viktima në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen me virusin e Nilit Perëndimor, pasi në vend janë konfirmuar shtatë raste dhe dy persona kanë vdekur nga ky infeksion gjatë kësaj jave.

Rastet janë konfirmuar gjatë periudhës 7 gusht deri më 18 shtator 2026. Sipas të dhënave të bëra publike nga IKSHPK-ja, dy viktimat kanë vdekur gjatë kësaj jave si pasojë e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor.

Të gjithë personat te të cilët është konfirmuar infeksioni janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.