Foto: Përleshje me armë e thikë në Prizren, lëndohet polici dhe arrestohen katër persona

Përleshje me armë e thikë në Prizren, lëndohet polici dhe arrestohen katër persona

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prizren, ku një zyrtar policor është lënduar gjatë ndërhyrjes. Pas incidentit, katër të dyshuar janë arrestuar.

Përleshja ka ndodhur në rrugën “Brigada 125”, në afërsi të hyrjes së autostradës “Prizren-Jug”. Në vendngjarje ndodhej edhe një hetues policor, i cili ndërhyri për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë incidentit janë përdorur armë zjarri dhe thikë. Rasti është iniciuar pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar.