Rama për dënimin e krerëve të UÇK-së: “Varrosje për së gjalli”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin e Hagës për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër ish-liderëve të UÇK-së, duke e përshkruar atë si “një varrosje për së gjalli”.
Rama e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me shqiptarët në Miçigan. Ai tha se, ndonëse shpesh theksohet se vendimet e gjykatave duhet të respektohen, në këtë rast dënimi ndaj katër ish-liderëve të UÇK-së përbën, sipas tij, një vendim që nuk pasqyron ndjesinë e popullit të Kosovës.
“Populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”, u shpreh Rama. Kryeministri shqiptar shtoi se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë pranë Kosovës pas këtij zhvillimi.