Pretendimi i avokatit: Bleona Mata është gjetur në një vend të BE-së
Avokati Alban Duraj ka pretenduar se Bleona Mata, e zhdukur prej 16 vitesh, është gjetur dhe jeton në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Duke folur në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, Duraj tha se kishte komunikuar me nënën e Bleonës, Bukurie Mata. Sipas tij, ajo i ka treguar se hetimet private kanë çuar te vendndodhja e vajzës.
Duraj deklaroi se nëna e Bleonës kishte angazhuar një agjenci që merret me gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur. Ai tha se këto hetime kanë mundësuar identifikimin e vendit ku ndodhet ajo.
Pretendimi për vendndodhjen e Bleonës vjen pas më shumë se një dekade e gjysmë nga zhdukja e saj dhe është paraqitur nga avokati si një zhvillim i ri në këtë rast.