Foto: Policit Vehap Morinës i dorëzohet mirënjohje pas ndërhyrjes në Prizren

Policit Vehap Morinës i dorëzohet mirënjohje pas ndërhyrjes në Prizren

Policit Vehap Morina i është dorëzuar mirënjohje për ndërhyrjen e guximshme gjatë një përleshjeje të rrezikshme në Prizren, ku ndërhyrja e tij e shpejtë mund të ketë parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Gjatë përballjes, hetuesi policor arriti ta çarmatosë njërin prej të dyshuarve. Megjithatë, Morina mbeti i plagosur me thikë.

Gjatë incidentit, njëri prej personave të përfshirë dyshohej se kishte nxjerrë armën e zjarrit, ndërsa në përleshje ishte përdorur edhe thika. Mirënjohja iu dorëzua policit për veprimin e tij në momentet kritike të ngjarjes.