Bashkëshortja e Kadri Veselit: Ai është mirë dhe i fortë
Bashkëshortja e Kadri Veselit ka thënë se ai është mirë dhe i fortë, gjatë pjesëmarrjes së saj në protestat e mbajtura në sheshin “Skënderbeu”.
Protestat kanë hyrë në natën e shtatë dhe po zhvillohen pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerë të UÇK-së.
Kadri Veseli, ish-kryetar i PDK-së, është dënuar me 18 vjet burgim në Hagë. Bashkëshortja e tij ishte e pranishme në protestën e mbrëmshme, ku qytetarët po shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit.