Dyshohet për dhunimin e dy grave në Kaçanik, arrestohen dy burra
Dy gra dyshohet se janë dhunuar në Kaçanik, ndërsa për rastin janë arrestuar dy burra. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 21 shtator.
Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit për dhunim. Hetimi po vazhdon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.