Foto: Duncan: Protestat në Prishtinë dhe thirrjet për bashkim pas vendimit të Hagës

Duncan: Protestat në Prishtinë dhe thirrjet për bashkim pas vendimit të Hagës

John Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clarkut gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se pakënaqësia popullore pas vendimit të Hagës ka nxitur një valë protestash në Prishtinë, të cilat po zgjasin tash e një javë.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka deklaruar se pasojat e vendimit po bëhen gjithnjë e më serioze. Sipas tij, pakënaqësia e krijuar nga aktgjykimi ka sjellë protesta të njëpasnjëshme në kryeqytet.

Ai ka përmendur gjithashtu rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë. Në reagimin e tij, Duncan e ka lidhur këtë zhvillim me pakënaqësinë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duncan ka thënë se protestat në Prishtinë kanë zgjatur për gjashtë ditë, ndërsa ka paralajmëruar se pasojat e aktgjykimit dënues mund të bëhen edhe më serioze.