Lladrovci thërret protestë në Drenas në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta do të mbahet të premten, më 25 shtator 2026, në Drenas, duke filluar në orën 17:30.
Sipas ftesës së publikuar nga Lladrovci, tubimi organizohet me ftesë të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të shprehur mbështetjen ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në ftesë, Lladrovci ka kërkuar që mbështetja të shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike.