Ndalet vetura me targa serbe në Leposaviq, gjenden cigare të kontrabanduara
Një automjet me targa serbe është ndaluar në fshatin Bare të Leposaviqit, ku policia ka gjetur mallra të kontrabanduara, përfshirë një sasi të konsiderueshme cigaresh.
Rasti ka ndodhur më 24 shtator 2026, në vijën kufitare me Serbinë, gjatë mbikëqyrjes së shtuar nga njësitë policore të Departamentit për Kufi. Automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë.
Sipas njoftimit për media, gjatë kontrollit janë gjetur 34 pako me nga 50 shteka cigare të llojeve të ndryshme, si dhe 50 shteka me cigare të një lloji tjetër.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare. Mallrat e gjetura janë evidentuar si të kontrabanduara, ndërsa rasti është trajtuar nga autoritetet përkatëse.